Tentuan të fusnin celularë në burg me anë të dekoderave dixhital, policia sekuestron pakon postare

Punonjësit e Institucionit të Dënimeve Penale në Fier kanë sekuestruar 6 aparate celular të cilët do të shkonin për dy të burgosur. Njëri prej tyre aktualisht vuan dënimin ndërsa tjetri

ndodhet në paraburgim. Sipas MD, celularët ishin fshehur në brendësi të dy dekoderëve dixhital për ti shpëtuar kontrolleve.

“Në datën 9 mars 2018, rreth orës 16:00, gjatë kontrollit të ushtruar për sende të ndaluara, në pakot postare dhe elektroshtëpiake, që u dërgohen të burgosurve, në aparatin dekoder

dixhital dërguar të paraburgosurit Alket Velaj, u gjeten 4 telefona celular të llojit Nokia dhe Samsung, kurse në aparatin dixhital të të dënuarit Gentian Sopoti, u gjetën 2 telefona celularë Samsung”, sqarohet në njoftim.

IEVP Fier ka njoftuar për ngjarjen Policinë e Shtetit dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve. Nga ana e saj Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka forcuar masat

në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend për të mos lejuar futjen e sendeve ë ndaluar në këto institucione.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...