Paris Saint-Germain po ndjek Ryan Sessegnon dhe Alex Sandro për t’i

marrë në merkaton e verës, duke vazhduar kërkimet për një mbrojtës anësor. Menjëherë pas eliminimit nga Champions League,

parisienët kanë hedhur sytë te ndërtimi i ekipit për vitin e ardhshëm. Sessegnon dhe Sandro kanë qenë prej kohësh në “radarin” me disa skuadrave në

Premier League, mes të cilave Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Sipas “L’Equipe”, të dy mbrojtësit e krahut janë objektivi kryesor i

PSG. Pavarësisht se Sessegnon i Fulham është vetëm 17 vjeç ai pëlqehet shumë nga stafi teknik i

ekipit francez. Për të do të duhen rreth 30 milionë euro, ndërsa më e vështirë është blerja e Sandro nga

Juventus, sepse bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të privohen nga braziliani, pa marrë të paktën 70 milionë euro.