Grabitja e bankave/ Urdhri i ri i Xhafës: S’ka policë mbi 55 vjeç dhe as celularë

626

Nisur nga numri i lartë i grabitjeve të autoblindave që shoqërojë vlerat monetare të bankave të nivelit të dytë, gjatë viteve të fundit, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka nxjerrë një udhëzim të ri se si do të bëhet transporti parave nga Shërbimi Privat i Sigurisë Fizike.

Ligji është i detyrueshëm për të gjithë subjktet private dhe prej së premtes është publikuar edhe në Fletroen Zyrtare. Për herë të parë udhëzimi, ndalon në mënyrë kategorike mbajtjen e aparateve celularë të punonjësve të policisë private.

“Përgjegjësi i eskortës së shoqërimit, para lëvizjes së eskortës për transportimin e vlerave monetare, ndalon mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve të komunikimit privat (celular) të

punonjësve të SHPSF-së, përveç atyre të miratuara për transportimin e këtyre vlerave”.

Gjithashtu, është përcaktuar moshës maksimale të qëndrimit në punë të një efektivi privat si, edhe numrin e automjeteve të blinduara që mund të ketë një subjet për të fituar licencën e transportit të vlerave monetare.

“Punonjësit e shërbimit të SHPSF-së që ruajnë dhe sigurojnë objekte të sektorit bankar, të jenë deri në moshën 55 vjeç.

Numri i mjeteve të blinduara që duhet të ketë një subjekt i SHPSF-së i pajisur me licencë të nënkategorisë 1.3.B, që merret me transportin e vlerave monetare të bankave të nivelit te dytë për të ushtruar veprimtarinë, duhet të jetë jo më pak 6 (gjashtë) mjete”.

Ky ligj klasifikon dhe llojin e blindave që duhet të përdoren për transportin e parave ku janë 7 modele nga kategoria A në F.

Siguri maksimale ligji ka parashikuar kur transportohen para me vlerë mbi 4 milion euro. Sipas udhëzimit të ri, duhet që eskorta të përbëhet nga 3 autoblinda dhe sistem bllokimi

motorik. Gjithashtu duhet të jenë jo më pak se 7 punonjës shoqërimi të policisë private, të cilët janë të pajisur me armatim, por kanë edhe të drejtë të hapin zjarr nëpërmjet frëngjive

të përshtatura në blind. Këto masa vijnë pas ngjarjeve të bujshme të viteve 2015-2017, ku nga blindat që trasportonin para u grabiten rreth 12 milion euro.