Një ngjarje tejet rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit, ku mësohet se një 15 vjeçare ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës ku jetonte.

Sipas raportimeve të Policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit.

Nga të dhënat e fundit, 15 vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë shëndetësore.