Sot në gjithë vendin mbizotëron mot i qendrueshem, me vranësira të lehta por pa reshje. E vetmja zonë e Shqipërisë e përmbytur është nën-Shkodra. Qeveria pretendon se s’ka shkarkime nga kaskada e Drinit, por vete banorët dhe Bashkia e Shkodrës thonë të kundërtën: Sipas tyre nuk ka patur shira për të krijuar këtë situatë, por fatkeqësia u vjen prej HEC-ve.

Në një njoftim për mediat Bashkia Shkodër thotë se situata e përmbytjeve vazhdon të jetë vetëm në përkeqësim të vazhdueshëm dhe sipërfaqja totale ka arritur në 2285 Ha.

E ndarë sipas njësive:

795 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan (kënetë+argjinaturë) 290 ha, fshati Shirq 240 ha, fshati Darragjat 40 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 90 ha, fshati Dajç (kënetë) 130ha, Samrisht i Vjetër 5 Ha.

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:

Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:

1. Foraxhere + jonxhe 275 Ha
2. Bimë dekorative 10 ha
3. E pakultivuar – 510 ha

Vetëm në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 26 familje. Niveli I ujit ka pësuar rritje përsëri dhe ka tendencë rritjeje.

Gjithashtu nga prurjet janë të izoluara edhe 4 shtëpi në fshatin Mushan. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të precipitojë vetëm negativisht. Nuk mund të kalohet as me makinë ushtrie por vetëm me varka.

1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha.

Nga sipërfaqja e mësipërme,sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha , të shpërndara si më poshtë:

1.Jonxhe 713 Ha
2.Kultura të dyta foragjere 139 Ha
3. Grurë 5 Ha
4. Sera 3 Ha
5. Bimë dekorative 20 Ha
6. Vreshtë 1 Ha
7. Ullishte 2 Ha
8.Agrume 1 Ha
9.Tunele 1 Ha
10.Pemëtore 3 ha
11.Perime 2 Ha

Në njësinë administrative Bërdicë, është rritur sipërfaqja e përmbytur në rreth 290ha tokë të ndara sipas fshatrave si më poshtë:

1.Trush – 140 Ha
2.Bërdicë e sipërme 40 Ha
3.Bërdicë e Madhe 110 Ha
Nga sipërfaqja e mësipërme, të shpërndara si më poshtë:
1.Jonxhe 130 Ha
2.Grurë 20 Ha
3.Foragjera të dyta 50 Ha
4.E pakultivuar 90 Ha

Në njësinë administrative Velipojë , në fshatin Luarz vazhdon të dale ujë nga argjinatura dhe vlerësohet se rreziku është shumë i madh. Niveli I ujit është rritur shumë.

Gjithashtu në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës në një vijë prej 1 km.

Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara, vlerë e cila mund te rritet me vazhdimin e metejshem te gjendjes se përmbytjes.

Paraqiten nevoja ditore nga fermerët për bazë ushqimore:

Nevojat për bazë ushqimore ditore për blegtorinë për zonat e përmbytura janë:
Koncentrat 3845 kg/ ditë
Bar i thatë 7190 kg/ditë
Silazh 3135 kg/ditë
Të dhënat për nr e kafshëve në Nj.Ad Ana e Malit dhe Dajç. :
Gjedhë 637 krere
Të imta 458 krere
Derra 70 krere

Pamjet e permbytjeve