Në qytetin e Durrësit, pranë vendit të quajtur ura e Dajlanit ka ndodhur një aksident rrugor këtë të premte.

Një automjet tip “Opel”

me targa AA156NN ka përplasur një këmbësor, të cilit akoma nuk bëhet i ditur identiteti.

Ndërkohë, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit në polici.

Këmbësori ka ngelur i plagosur rëndë nga përplasja dhe është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit rajonal të Durrësit.