Dhjetoristi: Azem, ku do ta festojmë ditëlindjen? Në PD s’të njeh njeri veç rojes. Parlamenti një ferme qensh

432

Bislim Ahmetaj, kryetari i “Grupimi Dhjetor 90” ka kritikuar ashpër sot PD, duke marrë shkas nga ditëlindja e heroit të demokracisë, Azem Hajdari.

Ai shkruan se ‘Azemi, sot me 9 Mars të vitit 2018 do të festonte 55-vjetorin e lindjes me familjarët dhe miqtë e tij, me bashkëpunëtorët dhe pa asnjë medyshje edhe me

kundërshtarët e tij politikë që do të klasifikoheshin prej tij tek miqtë dhe bashkëpunëtorët’.

Me tej ai shigjeton me tone akuzuese: Tek selia e re ku është strehuar partia që ti themelove përveç “rojeve” dhe njerëzve që frekuetojnë kafen e cila është pronë e një trashëgimtari të

Toptanvë, siç ishte edhe kafja para selisë se vjetër ku ti pive kafen e fundit të jetës tënde në të gjallë, natën e 12 shtatorit të 98-s s’të njeh askush.

Ku ta festojmë ditëlindjen tënde Azem!?

Sot Azem Hajdari po të mos e kishin ndaluar plumbat e policisë së pushtetit, (e theksoj të pushtetit sepse e tillë ishte dhe ashtu mbeti policia e shtetit edhe pas gati 20 vitesh të mungesës së tij fizike) Ai, Azemi, sot me 9 Mars të vitit 2018 do të festonte 55-vjetorin e

lindjes me familjarët dhe miqtë e tij, me bashkëpunëtorët dhe pa asnjë medyshje edhe me kundërshtarët e tij politikë që do të klasifikoheshin prej tij tek miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Sepse I tillë ishte Azemi për ata që e njohën nga afër, për ata me të cilët punoj e bashkëpunoj në ato pak vite të angazhimit të tij politik, për ata që e njohën qysh në fëmijërinë e tij dhe deri sa u nda nga jeta e të përkohëshme për t’ju bashkuar atyre që nuk harrohen kurrë.

Unë I përkas atij grupi që e njoh Azemin si njëri të familjes, si një djalosh që s’di të ndalet, si njëri të angazhuar, si lider, si Atdhetar, si politikanë, si bashkëpunëtorë, si njëri të

Lexo edhe:   Bashkia Shkodër: Tashmë çdo gjë është në dorën e Këshillit Bashkiak për Vllazninë

pazakonshëm, si hero. Që vetëm plumbat e një ideologjie patologjike që s’ngopet me armiq mund ta ndalnin. Dhe fatkeqësisht kjo ideologji e zezë që solli vetëm errësirë dhe e kuqe sepse në themel të dhunës dhe pushtetit vuni gjakun e njerëzve më të shquar të Kombit shqiptarë, ja doli ta heshtë zërin e atij që sot do të ishte 55 vjeç, zërin dhe frymën e atij që

mundi ti mundë, mundi ti nënshtrojë “baballarët” e kuq. Ata nuk ja falën, ata e vranë, ata e pushkatuan në derë të partisë që e kishte themeluar në Dhjetor të 90-s , mu në qëndër të

Tiranës, bash në zemër të Atdheut. Po dilema ime në këtë 55 vjetor të ditë-lindjes së tij është sa njerëzore, aq edhe absurde: Ku ta festojmë ditëlindjen tënde Azem?

Vendi ku ngrihej Memoriali që ngritën qytetarët e Tiranës ku ti mbete I përjetshëm është denatyruar dhe ndryshuar aq sa nuk kujton asgjë nga kujtimi yt dhe I Besimit, kështu që ne

miqtë dhe bashkëpunëtorët e tu të Dhjetorit 90 dhe ata të viteve tua politike do të dukeshim si kukulla kineze në atë shesh ku lulëzon biznesi I njerëzve të drogës, krimit dhe politikës.

Aty ku ishte Selia e PD-së dhe zyra juaj kanë mbetur veçse disa gjurme turpi, aty tani janë zyrat e dhuruara nga kundërshtarët (tuaj-tanët) politikë një partie mushkë që lindi egoizmi dhe rivaliteti brenda forcës politike që ti themelove në 90-tën.

Te Selia e re ku është strehuar partia që ti themelove përveç “rojeve” dhe njerëzve që frekuetojnë kafen e cila është pronë e një trashëgimtari të Toptanvë, siç ishte edhe kafja para

selisë se vjetër ku ti pive kafen e fundit të jetës tënde në të gjallë, natën e 12 shtatorit të

Lexo edhe:   Kukësianët kërkojnë lirinë në Apel, a do të vendoset Shkodra në shtetrrethim?

98-s s’të njeh askush. Ka prej atyre që mendojnë që ti, AZEM HAJDARI je prodhim marketing, pra je thjeshtë një legjendë e cila mund të përdoret për të sjellë një grushtë vota që për hirë të së vertetës janë ba si uji I paktë.

Do më shkonte mendja që 55-vjetorin tënd si themelues I pluralizmit politik ta festonim në Parlamentin e Shqipërisë por më vjen marre ta pranoj që parlamenti I sotshëm, por edhe ai I

kaluari më shumë I ngjanë një ferme qensh se një kuvendi ku zgjidhen hallet dhe problemet e bashkëvendasve tanë.

Me vjen keq dhe jam I trishtuar se nuk e di ku mund ta festojmë 55 vjetorin tënd o Azem Hajdari , veç po I lutem Dervish Luzhës që ti e besove dhe e madhështove në të gjallë, por

edhe të madhit Zot që ishte I vetmi që ti ju përule që shpirti yt të gjej paqe në parajsë, festoje këtë 55 vjetor me shpirtrat e lirë që ke afër, na I le ne hallet e tokës.

Urime 55 vjetorin, unë po e ngrej me fund një gotë verë për shpirtin tënd të lirë.
Tirane me 9 Mars 2018