Vioresin Sinani: Vllaznia, super me Sukajn

443

Vetë ai ka qenë emblema e Vllaznisë. Me golat që ka shënuar ka thyer rekorde dhe jo më kot është golashënuesi më i mirë në historië e kampionatit shqiptar.

Vioresin Sinani rikthehet të flasë për ish-skuadrën e tij dhe padyshim që është i kënaqur me mënyrën si ajo ka luajtur së fundmi ndaj Flamurtarit dhe për më tepër, ka folur fjalë të mira për pasuesin e tij,

Xhevahir Sukajn.

Ja si është shprehur ai për gazetën “Panorama Sport” në një intervistë të dhënë për të:

Si e shikoni situatën tek ekipi I Vllaznisë pas fitore me Flamurtarin?

Të them të drejtën jam kënaqur nga ajo fiore e arritur dhe përmë tepër kur skuiadra ka shënuar 3 gola dhe kishte mundësi që të kishte shënuar edhe më tepër.

Nuk e kasha para këtë skuadër të vinte në asnjë moment të dyshim rezultatin e takimit.

Ka qenë një fitore që na ka ngrohur të gjithëve përvetë faktin se u fitua me lojë të

bukur.

Mund të them se situata po rregulohet nga tajkimi në takim pavarësisht se rreziku I mbijetesës është evident.

Çfarë po ndryshon tek kjo skuadër?

Mund të them se është rritur ndjeshëm besimi.

Skuadra po rritet në loja dhe këtë e ka treguar në këto takimet e fundit dhe nuk nisem vetëm tek përballja me Flamurtarin.

Ka më optimizëm dhe me gritë e dshirë në lojë. Kjo është pozitivja që po sjellë sipas meje edhe rezultatet.

Mendoni se po vjen Sukaj?

E kam theksuar edhe më parë. Xhevoja është një ndër sulmuesit më të mirë të superligës.

Nuk ka asnjë dyshim që ai sëbashku me pjesën tjetër të ekipit do të marrë skuadrën përdore që të siguroj sa më shpejt mbijetesën.

Lexo edhe:   Bebe Rexha poston foton pa rregullime: Shoqëria po na tjetërson, ja si duket një grua pa photoshop

Sukaj mendoj se po vjen në formë nmga takimi në takim. Shokoj një grintë tek ky lojtarë për të bërë më të mirën për ekipin.

Golat po e çlirojnë plotësisht atë. Unë kam besuar dhe besoj tek vlerat e tij është një golashënues “race”.

Po vlerësimi juaj për mbrojtjen?

Mendoj se pas startit të dy takimeve të para të këtij viti, gjithçka ndryshoi për mirë nga takimi në takim.

Edhe mbrojtja po tregon më shumë siguri. Ekipi po mbrohet më mirë në tërësi. Këtë e tregojnë edhe statistikat në takimet e fazës së tretë skuadra ka pësuar vetëm një gol atë ndaj Laçit dhe në atë takim nuk ishte një gol për tu ndalur.

Mendoj se gjërat jo vetëm në mbrojtje por në të gjithë repartet po fuksionojnë mirë. Them se jemi në rrugën e duhur.

Një përballje tjetër e vështirë kësaj

jave në transfertë me Kamzën?

Është një takim ku pikat kanë shumë rëndësi. Një takim I vështirë për ekipin tonë, por duke shikuar nivelin e skuadrave mund të them se ska asgjë të pamundur.

Mund të them se të tre rezultatet janë në lojë.

Për mua në këtë takim e rëndësishme është që të mos dilet pa pikë nga ky takim.

Unë përsonalisht do të isha I kënaqur edhe me një pikë në këtë sfidë. Një tre pikësh mund të thotë shumë ekipin tonë në rrugën për mbijetesë.

Unë kam besim tek skuadra e thashë ajo po rritet në gjithë drejtimet edhe arritja e një fitoreje nuk është mision I pamundur.