Suad Lici: Kishte vite që Vllaznia s’më dhuronte kësi emocionesh

Bashkë me shumë ish-futbollistë të tjerë të Vllaznisë, e ndjek rregullisht skuadrën e zemrës, në çdo ndeshje, nga shkallët e stadiumit. Suad Lici është ndjerë vërtet mirë kur ka parë atë triumf të kuqebluve ndaj Flamurtarit.

Madje, ai shprehet se kishte vite që nuk kishte përjetuar të tilla emocione:

“Të them të drejtën ka kohë që nuk e kemi parë Vllazninë të zhvillojë një ndeshje të tillë, si ajo ndaj Flamurtarit. Në fakt, ndeshjen nuk e filloi mire, por zhbllokimi i rezultatit i dha një qetësi psikologjike dhe më pas u tregua shumë cinike,

shumë e saktë. Për këtë dua t’i falënderoj të gjithë, që nga portieri e deri te sulmuesi, pa lënë mënjanë kurrsesi stafin teknik, sepse na dhuruan shumë kënaqësi. Kishte kohë që nuk e përjetonim fitoren e Vllaznisë në këtë mënyrë.

E kam thënë edhe më parë se kësaj skuadre duhej t’i jepnim pak kohë. Dhe në fakt, tashmë po vijnë frytet e punës.

Mbrojtja është stabilizuar, edhe sulmi është rregulluar. Vucaj, nga ana tjetër, me paraqitjet që po bën në këto ndeshjet e fundit, i ka dhënë tjetër ritëm skuadrës. Kam vetëm një vërejtje të vogël për ekipin:

sot duhej të kishte edhe të paktën dy apo tri pikë më shumë, sepse mund të kishte fituar në Gjirokastër dhe barazuar apo fituar në Laç.

 

Me këtë që po them nuk duhet të kalojmë në eufori, por Vllaznia duhet të guxojë, sepse i ka elementët për të rivalizuar me çdo ekip. Të mos harrojmë se mposhti në të gjitha drejtimet Flamurtarin, një nga ekipet më të mira të Superligës dhe kjo nuk është pak.

Në qoftë se Vllaznia e vlerëson drejt ndeshjen me Kamzën dhe luan pa frikë, mund t’ia dalë. Përmenda frikën, sepse është kthyer në një traditë të keqe për këtë skuadër mosluajtja ashtu si duhet në disa fusha. Për shembull në Laç, Vllaznia ka vite që nuk shprehet ashtu si duhet në fushë.

Prandaj, nëse tregojmë vendosmëri në Kamëz, mund t’ia dalim edhe të fitojmë. Kualitetet i kemi, për më tepër skuadra jonë nuk është ajo e dy fazave të para, është shumë më e fortë dhe shumë më e vendosur për të arritur suksesin.

Një fitore në Kamëz do të na bënte shumë punë jo vetëm ne në renditje, por do të tërhiqnim pas edhe Kamzën, do ta fusnim edhe atë në krizë prandaj shpresoj shumë te kjo gjë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...