Rikonstruksioni i rrugës Shkodër- Velipojë ka krijuar probleme të shumta për banorët në të gjithë gjatësinë e saj, sidomos në Njësinë Administrative Berdicë të Bashkisë Shkodër. Kryetarët e fshatrave,

bashkë me këshilltarin bashkiak Isuf Meta dhe administratorin Aleksandër Pashuku kanë kërkuar vemendjen e mediave për rikthimin në kujtesë të problematikave.

Disa herë këto probleme kanë dalë në media përmes takimeve të organizuara, por deri tani asgjë nuk ka marrë zgjidhje. Problemi kryesor është ai i shpronësimit të tokës ku kalon traseja e rrugës që po rikonstruktohet.

Janë rreth 150 pronarë që u cenohet toka por deri tani, nuk kanë marrë asnjë njohje zyrtare të vlerës së dëmshperblimit për pronën, për të mos folur për para.

RRUGA E VELIPOJËS

Rikonstruksioni i rrugës Shkodër- Velipojë ka krijuar probleme të shumta për banorët në të gjithë gjatësinë e saj, sidomos në Njësinë Administrative Berdicë të Bashkisë Shkodër. Kryetarët e fshatrave, bashkë me këshilltarin bashkiak Isuf Meta dhe administratorin Aleksandër Pashuku kanë kërkuar vemendjen e mediave për rikthimin në kujtesë të problematikave.Disa herë këto probleme kanë dalë në media përmes takimeve të organizuara, por deri tani asgjë nuk ka marrë zgjidhje. Problemi kryesor është ai i shpronësimit të tokës ku kalon traseja e rrugës që po rikonstruktohet. Janë rreth 150 pronarë që u cenohet toka por deri tani, nuk kanë marrë asnjë njohje zyrtare të vlerës së dëmshperblimit për pronën, për të mos folur për para.Nga ana tjetër, problem është bllokimi i kanaleve kulluese si pasojë e punimeve. Ditën e djeshme niveli i ujit ka arritur 1 metër në vendin e quajtur kthesa e fshatit Trush pasi uji nuk kalonte dot. Po ashtu, nuk është parashikuar asnjë mbikalim apo nënkalim gjatë gjithë aksit, duke bërë të pamundur kalimin nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Që në hyrje, tek vendi i quajtur “Harku i Berdicës”, nuk është paraparë asnjë rrethrrotullim, edhe pse pikërisht aty janë institucione mjaft të rëndësishme për komunitetin.Për të gjitha këto shqetësime, thonë banorët, janë vënë në dijeni nga kontraktorët deri tek kryeministri Rama, të cilët kanë premtuar por nuk kanë adoptuar në projektin që po zbatohet asnjë nga kërkesat e komuninetit. Nëse do të vijojnë të bëjnë veshin e shurdhër, shumë shpejt do të bllokojmë punimet, paralajmërojnë banorët e Berdicës.

Pubblicato da Bashkia Shkodër su Lunedì 5 marzo 2018