Ndeshja e sotme që do të nisë në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” në mes Vllaznisë dhe Flamurtarit,

konsiderohet shumë e rëndësishme për të dy ekipet.

Vllaznisë i duhet trepikëshi për t’iu shkëputur edhe njëherë Teutës që e ndjek nga pas ndërsa vlonjatët e duan fitoren për t’iu afruar kreut.

Po kush do të jetë arbitri i këtij takimi? Sektori i gjykimeve pranë FSHF-së ka përzgjedhur arbitrin kryeqytetas Ardian Beqiri për t’i rënë bilbilit në “Loro Boriçi”.

Ai do të kete ndihmën e dy anësorëve po nga Tirana, Ermal Barushi dhe Nertil Bregasi ndërsa arbitër i katërt është Kridens Meta.

Sakaq,delegat i FSHF-së do të jetë Marius Sulejmani dhe vëzhgues Sokol Jareci.

© shkodrasport.com