Pensionistët do paguajnë taksë prone, qeveria s’pret të paguash, të fut duart në xhep

Nga Blendi Salaj

Duke filluar nga 1 Prilli edhe familjet e pensionistëve në Tiranë do paguajnë taksën e pronës. Kjo do u kushtojë deri në 10,000 lekë të reja në vit.

Bashkë me rritjen e çmimit të ujit, llogaritet që në vit një familje pensioniste do paguajë rreth 24,000 lekë të reja. Këto janë pothuajse 2 pensione që pensionistët nuk dinë ku do i gjejnë.

Në vendin me papunësinë e lartë dhe qytetarët më të varfër në Europë (veç Moldavisë dhe Kosovës) kjo barrë e re, duket si një shpërfillje ndaj mirëqenies anemike siç është të qytetarëve.

Qeveria nuk e ka pranuar rekomandimin e FMN-së që pensionistët të mos paguajnë taksë prone por ta trashëgojnë këtë taksë dhe ta paguajnë të akumuluar kur apartamenti shitet, apo nga fëmijët, kur të trashëgojnë pronën, duke zgjedhur ta mbledhë menjëherë, në faturën e ujit.

Futja në faturën e ujit e vë qytetarin para faktit të kryer. Është sikur qeveria të zgjedhë t’i marrë pagesat pa pritur të nxjerrësh paratë, duke t’i futur ajo vetë duart në xhep.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...