Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 17 vjeçarin që vrau me thikë Angelo Gjokazajn në Durrës.

Seanca për Devi Lalën u bë me dyer të mbylluara për shkak të moshës së mitur. Avokati ka kërkuar masë më të lehtë për klientin e tij, por gjykata vendosi atë që kishte kërkuar prokuroria “arrest me burg”.

Lala në prokurori ka thënë se Anxhelo e nisi konfliktin duke e parë me inat. Më pas dy të rinjtë janë përleshur dhe Lala ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar. Në dëshminë e tij ai ka këmbëngulur duke qarë se nuk donte ta vriste 16 vjeçarin.

“Më sulmoi vetë i pari, më goditi në kokë me celular. Ata ishin dy dhe unë nxorra thikën nga frika për t’u mbrojtur. E qellova nga frika, megjithatë ndjej shumë pendesë për vepromin tim, mund edhe ta kisha shmangur”, ka thënë adoleshenti.

Ngjarja ndodhi të premten në Spitallë të Durrësit. 16 vjeçari Angelo Gjokazaj humbi jetën në spital disa orë pas ngjarjes.

*Në foto viktima 16 vjecari Angelo Gjokazaj