Edhe pse paguhen për të ruajtur ambientet e biznesit, dy policë private pas nje sherri me njeri-tjetrin kane nxjerr thikat, duke mbetur te plagosur.

Policia e Tiranes njoftoi se ngjarja ka ndodhur ne orën 15:45 në rrugën dytësore Tiranë -Vorë, në ambjentet e një biznesi privat.

Dy punonjes te SH.P.S.F, perkatesisht A. K., 59 vjeç, dhe A. V., 50 vjeç jane perfshire ne nje konflikt te castit dhe kanë përdorur mjet prerës thikë.

Për pasojë të dy shtetasit e mësipërm kanë mbetur të plagosur të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vengjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme.