Jozef Boci ishte i riu shqiptar i cili humbi jetën pasi u godit me armë të ftohta nga një bandë djemsh, teksa ishte duke ecur rrugëve të Londrës.

30-vjeçari gjeti vdekjen pasi u sulmua pasditen e 17 shkurtit me një levë në kokë, në Catford të Londrës.

I riu humbi jetën disa ditë më vonë në spital, ndërsa lidhur me vrasjen e tij u arrestuan tre persona.

Boci ishte me origjinë nga qyteti i Pukës dhe jetonte prej disa vitesh në Angli.

Ai do të bëhej së shpejti baba i një vajze, mirëpo dora frikacake e kriminelëve nuk e la ta gëzonte këtë lumturi.

Tani familja e të riut nuk ka mundësi financiare të sjellë trupin e të riut në atdhe.

Ata kanë hapur këtë faqe për të gjithë bashkëkombasit e tjerë që kanë mundësi të kontribuojnë për rikthimin e trupit të tij pranë familjarëve në Pukë.