Pacult: Asnjë nënvlerësim Lushnjës, ky kampionat është i vështirë

Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri Peter Pacult foli për transfertën e Lushnjës, garën për vendin e dytë dhe se çfarë pret nga ekipi i tij në vazhdim të kampionatit. Kujtojmë se Kukësi vjen pas atij barazimi në mesjavë, kur i iku fitorja nga duart, sepse e mbylli pjesën e parë ndaj korçarëve me epërsinë e dy golave.

“Edhe ndeshja me Lushnjën duhet përgatitur si të tjerat, sikur luajmë me Skënderbeun apo Partizanin. Nëse e merr një ndeshje lehtë, atëherë e ke humbur që në fillim. Them se duhet përqendrim.

Mendoj se nuk ka vend për nënvlerësim të asnjë ekipi në Superiore. Këtë jam munduar t’ia bëj të qartë ekipit, ndaj pres që lojtarët të jenë sa më të motivuar. Qëllimi ynë është të marrim sa më shumë pike në pjesën e mbetur të kampionatit.

Edhe dje e pamë se kampionati është pothuajse mes të barabartësh, me humbjen e Flamurtarit në fushën e tij. Edhe ne na ka ndodhur kjo gjë, prandaj theksoj se ky kampionat është i vështirë.

Në ndeshjen me Skënderbeun them se humbëm dy pikë, pasi e kishim ndeshjen në dorë.

Nuk kam kohë për eksperimente, por do të luajmë me formacionin më të mirë. Nuk ka ekipe apo ndeshje të lehta. Nuk kam presion, por vetë si trajner e kërkoj rezultatin.

E kam vetë objektivin që të marr maiksimumin e pikëve në çdo ndeshje. Nuk kam presion nga të tjerë, por vetëm nga vetja”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...