Menaxheri i Bufon nuk kursehet: Strakosha, portier i madh!

415

Xhanluixhi Bufon shpesh shprehet se një meritë të madhe për karrierën e tij e ka padyshim edhe Silvano Martina,.

Ish-portieri i njohur i viteve ’70-’80 në Itali, më pas u kthye në një menaxher dhe zbulimi më i madh i tij është pikërisht Xhixhi Bufon, të cilin e ka shoqëruar gjatë të gjithë karrierës.

Ndaj për Thomas Strakoshën do të jetë një arsye më shumë për të qenë krenar sot, kur Martina i dhuroi disa elozhe mjaft të veçanta portierit shqiptar pas asaj paraqitje që bëri mbrëmë ndaj Milanit.

“Strakosha është një portier i madh. Duhet t’i bëj komplimenta Tares për këtë zgjedhje.

Ai është vendimtar, nuk gabon asnjë ndeshje”, tha Martina duke folur për RMC, ku pranoi se Xhixhi Bufon mudn të vazhdotne edhe për dy vite të tjera karrierën e tij, por nuk kishte marrë ende një vendim përfundimtar. /vipsport/

Lexo edhe:   Presidenti Armando DUKA: Kam qenë tifoz i VLLAZNISË, urime për 100 vjetorin, asnjëherë KOMBETARJA nuk ka qenë pa SHKODRANË