Jashanica me doping? Ja sqarimi zyrtar i Skënderbeut

385

“Përmes kësaj deklarate për shtyp, Klubi i Futbollit Skënderbeu informon sportdashësit dhe median në lidhje me procedimin disiplinor ndaj lojtarit tonë, Bajram Jashanica, për kundravajtjen e “përdorimit të substancave dopuese”.

Më datë 29 shtator 2017, Bajram Jashanica është diagnostikuar me simptoma të alergjisë akute, e cila kishte nevoje për një trajtim të menjëhershem dhe efektiv. Në përpjestim me kushtet klinike të lojtarit, atij i është administruar substanca e Prednisolut,

medikament i përdorur gjerësisht në trajtimin e alergjive, prej me shumë se 50 vitesh. Menjëherë pas perfundimit të ndeshjes, stafi mjekësor kërkoi lëshimin e një autorizimi të përdorimit të substancës “prednisolone” nga Komisioni i Anti-Dopingut të UEFA-s,

e njohur edhe si Autorizimi TUE, pasi kjo substancë ishte administruar në kushtet e urgjencës dhe në mirëbesim të plotë nga ana e lojtarit. Pavarësisht kërkesës së arsyetuar nga ana e klubit tonë, organi administrativ i UEFA-s refuzoi lëshimin e autorizimit dhe si pasojë,

ka çelur proçedurë disiplinore. Bëjmë me dije se substanca në fjalë është vetëm e ndaluar si rrjedhojë e metodës së administrimit të saj (injeksion), pasi preparate të ngjashme të administrueshme në rrugë orale (pilula) nuk konsiderohen si forma dopingu dhe veçanërisht jane të

klasifikuara në kategoritë më të ulta të dopingut, për nga rrezikshmëria dhe efektet e tyre. Klubi i Futbollit Skënderbeu është i bindur në pafajësinë e plotë të Jashanicës dhe do të përdorë çdo resurs të mundshëm në mbrojtjen e integritetit dhe karrierës së tij”.

Lexo edhe:   Preu fustanin në minutë të fundit në festival, Anxhela Peristeri tregon arsyen