Igli Tare ëndërron: Një ditë dua të drejtoj Shqipërinë

Në vitin e tij të 10 pas një tavoline në rolin e drejtuesit, Igli Tare është konfirmuar si një ndër më të suksesshmit në këtë rol.

I përzgjedhur në mënyrë plebishitare si Drejtori Sportiv i Vitit në Itali, ish-sulmuesi i kombëtares ka merita të padiskutueshme në projektin sportiv dhe atë financiar të Lazios, aty ku është shëndërruar në një lloj Mbreti Mida,

ia aftë për të shndërruar në ar gjithcka prek, duke blerë lojtarë për pak milionë dhe duke u shumëfishuar vlerat e tyre.

Shembujt janë të panumërt, Strakosha një zbulm i vërtetë, Milinkovic i blerë për 10 milionë euro dhe për të cilin tani Lazio kërkon të paktën 100 milionë, apo shumë e shumë të tjerë. E megjithatë, edhe pse i jashtëzakonshëm

në rolin e drejtuesit, ish sulmuesi i Partizanit dhe i Kombëtares Shqiptare ende ka një ëndërr që e intrigon, atë për të drejtuar një ditë si trajner, por një skuadër të vetme.

E zbulon në një intervistë të gjatë ku flet për shumë tema për të përditëshmen më presitgjioze sportive në Itali, Gazzetta Dello Sport.

“Që kur isha lojtar kisha një dyshim, drejtues apo trajner. Rruga u bë menjëherë e qartë, por një njeri pa ëndrra është i vdekur, dhe unë

ëndrrën time nuk e kam fshehur kurrë. Nëse një ditë bëhem trajner, do të drejtoj Shqipërinë, jo një klub.”

Një ëndërr vërtet interesante që josh jo vetëm Taren, por me shumë mundësi edhe shumë tifozë shqiptarë, edhe pse nuk bëhet fjalë për një të ardhme të afërt. Tare që po shijon suksesin si Drejtor Sportiv te Lazio,

edhe pse pranon se ka patur oferta për të bërë Drejtorin Sportiv në klube të tjera, për momentin është i përkushtuar maksimalisht te Lazio, një skuadër që mund të thuhet se në një farë mënyre e ka rritur

vetë në këto 13 vjet të kaluar aty si lojtar dhe drejtues, dhe padyshim e ka në zemër.

“Nuk ekziston një ‘metodë Tare’, nuk kam shumë vëzhgues, sepse nuk parapëlqej të punoj me shumë njerëz. Ajo që e bën të zotin një drejtor sportiv është që të kuptojë si do të jetë e ardhmja e një lojtari të panjohur”, – shton ai.

fax.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...