Flamurtari me dy mungesa në Shkodër, në dyshim serioz edhe portieri

360

Skuadra vlolnjate humbi dje në fushën e saj ndaj Luftëtarit, duke djegur shansin për t’iu shkëputur Kukësit në vendin e dytë.

Flamurtari nuk mundi të shënonte dhe në pjesën e dytë u ndëshkua nga një gol i Shkurtajt.Por vlonjatët nuk humbën vetëm pikët në këtë ndeshje.

Dy titullarë shumë të rëndësishëm, Useini dhe Sidibe, kanë marrë kartonin e 4-t të verdhë dhe janë të skualifikuar për ndeshjen e së hënës me Vllazninë, që luhet në Shkodër.

Janë lojtarët që bëjnë një punë të madhe para mbrojtjes së ekipit vlonjat, duke thyer sulmet e kundërshtarit, ndaj dhe mungesa e tyre do të ndihet në Shkodër.

Po ashtu, për ndeshjen me Vllazninë është në dyshim të fortë edhe portieri Nurkoviç, i cili u dëmtua dje dhe i la vendin të riut Pano Qirko.

Ndoshta deri të hënën ai mund të riaftësohet, por në këtë moment trajneri Duro poi bën llogaritë pa portierin titullar./Vipsport/

Lexo edhe:   Sa katrorë shihni? Vetëm njerëzit me inteligjencë të rrallë mund ta zgjidhin këtë problem