Një ngjarje tejet e rëndë u shënua sot në Fier. Në mes të ditës në zonë të populluar, pranë gjimnazit u grabit një pike e kembimit valutor.

Pronari i dyqanit dhe shoku i tij u përleshën me grabitësit të cilët përdorën armët, duke i lënë të plagosur rëndë. Policia njoftoi se ka arrestuar në kohë rekord, tre grabitësit.

Dy prej grabitësve, të ngjarjes së sotme, janë nga Vlora, ndërsa i treti nga fshati Zhupan i Fierit. Pas arrestimit të autorit të pare, dy të tjerët, janë vënë në pranga vetëm pak kilometra larg qytetit të Fierit, në fshatin Baltëz.

Siç bën të ditur policia, njëri prej tyre është Zini Fyraj. Ai rezulton se është me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve.

Kështu, 8 muaj më parë më 13 korrik 2017, Zini Fyraj 37 vjeç nga Vlora është arrestuar pasi dyshohej se ishte pjesë e një grupi që kishte kryer grabitje dhe vjedhje me dhunë. E më konkretisht 37

vjeçari nga Sevasteri i Vlorës ishte pjesë e një grupi prej 5 personash që kishte grabitur 4000 euro me dhunë nën kërcënimin e armës një 29 vjeçari në lagjen “24 Maji”.

Nuk dihet se si ky person arriti ti shpëtojë organeve të drejtësisë, prokurorisë dhe gjykatës dhe të dalë në liri?!

Të arrestuar në flagrancë, sipas policisë:

Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.

Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë.

Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Pronari i pikës së këmbimit, Gëzim Hoxha 64-vjeç dhe i afërmi i tij, Agur Venozi janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Gjatë përleshjes me autorët, njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri automatik duke i plagosur. Pas ndihmës së parë në spitalin e Fierit, ata janë nisur për mjekim të specializuar në Tiranë. Agur Venozi ka marrë një plumb në kokë.

*Video e arrestimit me 13 korrik 2017, e Zini Fyrajt