Fakte tronditëse/ Kasem Pirjasi martoi me mblesëri të dashurën, më pas i vrau burrin e vjehrrën

Kasëm Pirjasi, 26 vjeç i martuar dhe me dy fëmijë i mori jetën Olsi Hoxhallarit dhe nënës së tij të moshuar dhe më pas i vuri flakën shtëpisë për të humbur gjurmët. Vrasjen makabre e kreu në bashkëpunim me gruan e Olsit, Hysnie Hoxhallarin, me të cilën kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore prej disa vitesh.

Hysnia do të shprehej për mediat, direkt pas ngjarjes së rëndë se dëshiron të zbardhet ngjarja dhe se i shoqi nuk kishte hasmërie.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fund të Janarit të këtij viti në Vlorë, ndërsa policia përmes hetimeve arriti të zbulonte çiftin e të dashuruarve që kreu krimin makaber. Ata të dy janë vënë në pranga dhe pas kësaj historie tragjike ka mbetur jetim fëmija i mitur i Hysnies dhe Olsit, me babanë e vrarë dhe nënën në burg.

Po ashtu autori i krimit ka dy fëmijë të mitur. 26 vjecari nga fshati i Strume i Fierit (e njëjta zonë nga është edhe e dashura e tij) ka pranuar në polici se “e vrava Olsin, pasi kisha një muaj që spo takoja dot Hysnien”.

Kjo pasi Olsi ishte kthyer nga Greqia për shkak të festave të fundvitit dhe nuk dihej kur do ikte drejt Greqisë.

Pas krimit Hysnie Hoxhallari kishte fshehur armën e krimit dhe pasi banesa është djegur plotësisht ka njoftuar policinë se në shtëpinë e saj kishte rënë zjarr.

Pas një hetimi intesiv policia e Vlorës vërtetoi se dy të arrestuarit kishin pasur një histori që në fshatin Strumë të Fierit, përpara se Hysnia të martohej me të ndjerin. Për këtë martesë kishte ndërhyrë vete Kasem Pirjasi, i cili është baxhanak me kushëririn e Olsit. /Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...