Barcelona ka treguar më në fund potencialin e plotë sulmues në

ndeshjen e fituar 6-1 kundër rivalëve katalanas të Girona të shtunën e kaluar.

Trajneri Ernesto Valverde duhet të ketë mbetur shumë i kënaqur me paraqitejn e bërë ngë lojtarët e tij,

të cilët janë befasuar nga goli i realizuar nga miqtë në minutat e para të takimit, por më pas kanë

marrë në dorë kontrollin e ndeshjes dhe kanë dominuar deri në fund.

Të enjten në mbrëmje, Barcelona do të kthehet të luajë në kampionatin spanjoll.

Messi me shokë do të luajnë në fushën e Las Palmas, ndeshje që do të jetë e vlefshme për javën e 26-të të La Liga-s. Barça,

që kryeson kampionatin me 65 pikë dhe që është e vetmja skuadër pa pësuar asnjë humbje deri tani mes 5 kampionateve kryesore të

Europës, nuk duhet të ketë probleme për të marrë fitoren e radhës kundër Las Palmas, që lufton për mbijetesë.

Gjithsesi, vendasit duket se janë përmirësuar në javët e fundit, siç tregon humbja e vetme e marrë në

katër takimet e fundit të La Liga-s dhe mungesa e golave të pësuar në tre nga këto takime.

Problemi i tyre kryesor është sulmi, që ka realizuar 13 gola në 25 ndeshjet e këtij kampionati të luajtura në shtëpi. Ndërkohë,

Barcelona ka fituar 27 nga 32 ndeshjet e fundit të La Liga-s dhe ka shënuar të paktën 2 gola në 28

nga këto takime Në pesë sfidat e fundit të luajtura mes këtyre dy skuadrave në të gjitha kompeticionet janë shënuar mbi 2.5 gola për ndeshje.