Armando Pezaku kishte vetëm pak muaj që ishte punësuar në linjen e transportit. Ndërkohë që kompania Arbri Garden ku u gjet sasia e madhe e drogës, kishte pasur dhe shoferë të tjerë.

Menaxheri i kompanisë Donaldo Lushaj kishte udhëtuar dhjetra herë me pronarin, Arbër Çekaj drejt Kolumbisë. Mendohet se është pjesë e këtij rrjeti kriminal të trafikut të kokainës, thane hetuesit.

Të dy personat e arrestuar për sasisë rekord të kokainës, kanë deklaruar se nuk kishin dijeni që në kontenier kishte drogë.

Sipas tyre, ata ishin informuar se me kamion do të transportonin një ngarkesë me banane, ashtu sikurse ishin lajmëruar nga punëdhënësi i tyre. Madje, ata shkojnë edhe më tej, duke aluduar se kokaina mund të jetë futur gabimisht në kontenierin e tyre.

“Mund të jetë ndonjë ngatërresë. Dikush në Kolumbi mund të ketë futur gabimisht kokainë në kontenierin që do të vinte këtu me banane. Ne nuk kemi asnjë dijeni për këtë ngarkesë”, kanë deklaruar në polici dy të arrestuarit.

‘Jam i punësuar tek kompania Arbri Garden. Autoritetet më njoftuan për të tërhequr ngarkesën. Jam i punësuar për tu marrë me punët e kompanisë. Organizoja punën, zgjidhja transportin’,ka thënë Lushaj.

Dje u kap në vendin tonë sasia rekord e kokainës, 613 kg që kishte ardhur ne nje kontenier me banane nga Kolumbia. Ne pranga jane vendosur dy punetore, ndersa pronari i firmes ku ndaloi droga eshte arratisur. Policia po punon per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe prangosjen e grupit kriminal qe kishte porositur lenden narkotike me vlere 180 milione euro.

/Opinion.al

*Në foto: dy personat e arrestuar, Armando Pezaku dhe Donald Lushaj