600 kg kokainë/ Artan Hoxha nxjerr zbuluar trafikantët: Pse e magazinojnë drogën në Shqipëri

Në lidhje me sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Shqipëri ka dhënë mendimin e tij edhe gazetari investigativ Artan Hoxha.

Ai ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në RTSH 1 ku ka risjellë në vëmendje një tjetër magazinim të disa viteve më parë.

Gazetari ka deklaruar se si veprojnë trafikantët për të maksimizuar fitimin.

Metodat që ata përdorin janë të mirëmenduara dhe bëhen për përfitime të mëdha.
Ai u shpreh:
Trafikantët për të maksimalizuar fitimet e tyre kanë shkuar në burim, Kolombi, e kanë blerë atë si dorë e parë, e kanë sjellë në Shqipëri. Këtu ajo do të përpunohej, t’i rritej vëllimi, pesha e saj. Por ajo nuk mund të shkonte me një ngarkesë të

vetme në Gjermani pasi do të ishte një risk shumë i madh, nëse kapet do të ishte një dëm qindra miliona eurosh për grupe kriminale.

Por çfarë bëhet? Ato shkojnë me ngarkesa më të vogla deri 10 kg që me çmimin e tregut të pakicës do të thotë 1 milion euro, që edhe po u kap ngarkesa të kenë mundësi ta rikuperojnë.

Magazinimi në Shqipëri nuk është hera e parë, dua të kujtoj rastin e qershorit të vitit 2014, në portin e Tivarit në Malin Zi u kapën 250 kg kokainë të cilat po ashtu vinin nga Amerika Latine dhe shkonin për llogari të një kompanie në Fier.

Në atë rast kokaina u kap jashtë territorit shqiptar, unë pashë dhe kronikat e RTSH dhe besoj se ndërhyrja e politikanëve duhet të jetë vetëm për mbështetje të autoritetit të ligjit, pjesa tjetër do të ishte dështim për Shqipërinë nëse kjo sasi droge do të

kishte hyrë në Shqipëri, do të ishte përpunuar në magazinat e Maminasit, do të kishte dalë nga territori shqiptar dhe autoritetet e vendeve fqinje do ta kishin kapur dhe do ta provonin nga vinte kjo”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...