I drejtpërdrejtë, siç ka qenë gjithmonë, karakteristikë e tij, Louis Van Gaal ka thënë në një intervistë të publikuar sot nga

“Sport Bild”, se ka pasur fërkime me presidentin Uli Hoeness gjatë kohës si trajner i Bayern Munich.

Holandezi e thotë troç: “Për sa kohë që Uli Hoeness është në atë klub, unë nuk do të punoj atje”.

Van Gaal sqaron se presidenti Hoeness nuk u pajtua me disa vendime teknike, të tilla si ndryshimi i pozicionit, apo besimit ndaj Lahm, dhe të rinjve Müller, ose Alaba.

“Philipp Lahm luante mbrapa në atë kohë dhe pastaj e kam vënë në të djathtë. Kështu, kam pasur një argument të madh me Hoeness, i cili donte që Lahm të qëndronte prapa.

Realiteti më dha të drejtë, sepse Lahm fitoi Champions-in dhe u bë kampion bote. E njëjta gjë ndodhi me Müller dhe me Alaba, i cili sot mbetet një nga talentet më të mëdha, që ka Bayern Munich”.

Van Gaal kujton se si fërkimet e tij me Hoeness ishin

“vox populi”, ndërkohë që shtypi gjerman foli për një armëpushim mes tyre pas një takimi në Rumani,

përpara një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve (0-4) kundër Cluj, disa muaj para shkarkimit të holandezit:

“Ka qenë një bisedë mes nesh, është e vërtetë, por kjo nuk ishte e mirë.

Gruaja ime më tha pastaj që, nëse kjo ishte e vërtetë, unë kisha për ta lënë Bayernin”.

Pavarësisht këtyre tensioneve, Van Gaal pranon se edhe ai ende mban një dashuri të madhe për Bayernin si filozofi që mishëron klubin bavarez.

Manchester United, klubi i fundit që kam trajnuar, është komercial,

shumë ndryshe nga Bayern Munich. Rummenigge dhe Hoeness janë bosët, por ish-lojtarët e dinë se çfarë ata flasin për ta.

Futbolli është më i rëndësishëm, jo paratë si te Manchester United.

Kjo është arsyeja pse unë e dua Bayernin”.

Van Gaal ka shpjeguar se ai ishte lodhur nga ndërhyrjet e

Hoeness në përzgjedhjen e skuadrës dhe të të preferuarit ndaj disa lojtarëve, me të cilët ai kishte një

“marrëdhënie të veçantë”. “Ashtu si për Franck Ribery, i cili gjithmonë duhej të luante, sipas zotit Hoeness,

por që, sipas mendimit tim, nuk është i mirë për punën e një trajneri”, – shtoi ai.

Van Gaal nuk ka munguar edhe të gërmojë mbi zëvendësin e tij në “Old Trafford”,

Mourinho, duke e nxjerrë Schweinsteiger jashtë ekipit të parë, ndërkohë që me atë trajner kishte mbështetje të fuqishme te Bayerni,

prej nga e mori te “djajtë e kuq”: “Bastian ishte më i vjetri, por jo shumë i vjetër.

Në të vërtetë, megjithatë, nuk mund të mbante ritmin e Premier League,

që është shumë i lartë. Ai kishte mbërritur në fund. Jam ende i bindur se Bastian nuk e meritonte të trajtohej siç bëri Mourinho pas lamtumirës time”.