Totti: “Ja pse bëj tifo për Napolin!”

Francesco Totti, ambasadori i ri i “Laureus Awards” foli nga Montecarlo për momentin e vështirë me të cilin po përballet Roma e tij.

“Në harkun e një sezoni mund të ekzistojnë luhatjet lart e poshtë dhe te Roma, këto situata dalin papritur, kur më pak e pret. Jam i sigurtë që do ta rimarrim veten dhe do të bëjmë një mbyllje të madhe të sezonit. Do të zhduket edhe problemi i golit,

mjafton të qëndrojmë të bashkuar, me një objektiv të vetëm. Jam i bindur se do të vazhdojmë të ecim përpara në Champions dhe do ta përfundojmë mirën kampionatin. Nuk na interesojnë zërat për krizën.

Klubi, futbollistët dhe trajneri janë të bashkuar. Situata nuk është kritike. Patëm fituar tre ndeshje rradhazi, përpara se të bënim hapin fals në Champions dhe më pas atë humbje ndaj Milan”, deklaroi ish-kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti.

 

Ndërkohë Totti nuk pranoi të flasë gjatë për ish-trajnerin Spalletti. “Për trajnerin e mëparshëm nuk flas më. Për mua është një kapitull i mbyllur dhe nuk dua të them më asgjë në lidhje me atë”. Referuar përballjes ndaj Shakhtar,

për Champions League, legjenda verdhekuqe u shpreh: “Pjesa e dytë e takimit të parë më surprizoi, sepse pas atij fraksioni të parë pozitiv, nuk e

mendoja kurrë një rifillim aq të shëmtuar. Kemi të gjitha shanset në dispozicion për të përmbysur atë ndeshje dhe për të siguruar kualifikimin”. Sa i përket titullit kampion në Seria A,

Totti i ka idetë e qarta: “Nëse duhet të bëj tifo mes Napolit ose Juves, atëherë bëhem me Napolin, sepse përndryshe Juve bëhet monotone. Çdo 20 vjet është e drejtë që të fitojë një tjetër skuadër”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...