“Kam vajzën e sëmurë, burrin në azil, Edi Rama na hoqi bukën e gojës”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi disa familje të përjashtuara nga skema e ndihmës ekonomike në Bashkinë e Kavajës. Gjendja në familjen e Kastriot Mihanit është e mjerueshme. Baba i dy fëmijëve dhe i bashkëshortes me problem mendore, Kastrioti tregon dhimbjen e një kryefamiljari që, ndryshe nga sa thotë kryeministri, nuk gjen dot punë dhe nuk mund t’u sigurojë bukë fëmijëve.

Kastriot Mihani: Ore vëlla, gjeje ku, të më ofrojë punë, atëherë po. Po nuk shkova me punu, le ta heqë ndihmën. Unë jam njeri që punoj kudo. Si e heq përkrahjen pa lidhje? Çfarë do të hanë kalamajtë? Kanë ikur kalamajtë pa bukë sot në shkollë.

Mes familjeve të përjashtuara nga ndihma ekonomike ka shumë nga ato që kanë fëmijët sëmurë, por, sërish nuk marrin asnjë ndihmë nga shteti. I tillë është rasti i Fatmira Shimës, e cila e përballon e vetme pamundësinë e familjes së saj.

Fatmira Shima: Jemi të gjithë copë -copë. Kështu jepet jepet e drejta, shkon Edi Rama e heq asistencën robve, iu heq bukën e gojës?. Sa merrsha unë?! 16500 lekë, me atë do të mbaja familjen time, gocën që kam sëmurë, burrin që e kam çuar në azil nga zori. S’kam të ardhura fare. Edhe fëmijët i kam gjysëm robi.

Ndihma ekonomike u është hequr edhe grave të dhunuara nga burrat, që rrisin të vetme fëmijët dhe pa ndihmën ekonomike nuk kanë asnjë të ardhur tjetër. Me bahskëshortin në burg për dhunë në familje, Liljana Eminaj rrit e vetme dy fëmijë të mitur, njëri prej të cilëve detyrohet të shkojë në shkollë dhe të punojë.

Basha: Të hoqën nga lista pa e parë shtëpinë fare?

Liljana Eminaj: Asnjë s’erdhi.

Basha: S’të kanë dhënë asnjë shpjegim pse të hoqën ëëë? Po me çfarë jetoni tani, fëmijët me çfarë i mbani?

Liljana Eminaj: Del çuni me mbledh kanaçe.

Basha: Sa vjeç është çuni?

Liljana Eminaj : 13 është.

Partia Demokratike e konsideron situatën një emërgjencë kombëtare dhe ka thirrur në një interpelancë kryeministrin Rama, por ai e ka shtyre përgjigjen për në mesin e marsit. Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se qeveria i ka paratë, por prioritet i saj nuk është ndihma e njerëzve në nevojë.

“Jo 20 mijë që ka hequr, por 47 mijë familje mund të paguhen në qoftë se lekët e shtetit nuk i çon për inceneratorët privatë të Arben Ahmetaj, që do të thotë se i çon tek xhepat e Arben Ahmetajt dhe tek xhepat e vet”- tha Basha.

Horoskopi 30 janar 2023, ja çfarë kanë parashikuar yjet për këtë të hënë…

Dashi   Me mbështetjen e njerëzve miqësorë, por edhe me lëvizje dinamike nga ana juaj për të pushtuar atë që dëshironi vërtet ose që mund të...

Olta dhe Tea αkuzοjnë prοduksionin: Luizin e mbajnë me hatër, ka mik në Top Channel

Olta Gixhari dhe deri-diku Tea Trifoni, në një komunikim me Luizin, ngritën pyetje në lidhje me qëndrimin e këtij të fundit brenda shtëpisë së...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Prej disa ditësh pa dalë në publik, Rama: Kujdes me flamën gripale, se e hoqa vetë

Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur javën duke publikuar...

Xhensilën e njoh dhe si…”, Monika Kryemadhi ka një koment për këngëtaren dhe Bes Kallakun

Monika Kryemadhi ishte një nga të ftuarat e drejtueses...

Olta dhe Tea αkuzοjnë prοduksionin: Luizin e mbajnë me hatër, ka mik në Top Channel

Olta Gixhari dhe deri-diku Tea Trifoni, në një komunikim...

Olta: “Pse vesh rroba fallcο, janë si karton.” Luizi: “S’jam i pasur moj zemër”

Aktorja Olta Gixhari ka lëshuar perlën e radhës, pasi...