DETAJE/ Kokaina më e madhe e kapur në Shqipëri vinte nga Kolumbia në konteneirin me banane

Së fundmi mësohet se sasia e kokainës së sekuestruar në portin e Durrësit është 613 kg kokainë. Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri. Ngarkesa vinte nga Kolumbia dhe do të transportohej drejt Italisë. Sipas burimeve nga policia, kokaina ishte e paketuar dhe e fshehur në kontenierin e kamionit.

Droga ishte fshehur në një kontenier me banane e cila ndodhej në kalatën e gjashtë të portit që prej datës 21 shkurt 2018.

Hetimet jane kryer nga te huajt, ndersa informacionet kishin ardhur nga Gjermania. Operacioni u krye nga Prokuroria e Krimeve te Renda dhe Policia e Shtetit.

Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, i cili pasi është marrë në pyetje nuk ka pranuar që të ketë pasur dijeni për ekzistencën e lëndës narkotike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...