Arrestimi i dy personave për goditjen e trainerit Gjoka, porositësi është një ish- drejtues i lartë i Vllaznisë…?!

Dy të rinjtë e arrestuar tashmë me dyshimin se kanë goditur dhe kanë kërcënuar të therrin me thikë trainerin e Vllaznisë Ernest Gjoka,

kanë qënë të dyshuar që në momentet e para kur ndodhi ngjarja.

Kjo, pasi janë bërë verifikimet e para, janë pyetur personat që kanë qënë në venngjarja por edhe përmes metodave speciale të hetimit.

Kjo pohohet jo zyrtarisht nga burime hetimore për ShkodraWeb.

Deri në keto momente,

dy të rinjtë e arrestuar duket se nuk kan patur lidhje direkte me futbollin si ish- sportistë të mundshëm. Policia e Shkodrës po heton pistën

e porositjes së aktit nga dikush, duke shfrytëzuar dy të rinjtë e arrestuar tashmë. Madje në këtë linjë, kanë lindur edhe dyshimet e para.

Burime konfidenciale i thanë ShkodraWeb se dyshimet janë se porositësi i aktit të rëndë ndaj teknikut të Vllaznisë Gjoka, mund të jetë një isht- drejtues i lartë i Vllaznisë.

Për arsye hetimi, burimi në fjalë rezerveohet të japë më shumë detaje, por duket se kjo është pista e vetme e besueshme lidhur me ngjarjen.

Që nga momenti kur janë dyshuar si autorë dhe deri kur u arrestuan, dy të rinjtë janë mbajtur në vëzhgim, madje edhe me metoda speciale.

Përveç deklarimeve të dhëna në

polici, mendohet se policët gjyqësorë disponojnë edhe indicie të tjera, të cilat për shkak të rëndësisë së çështjes, vështirë të publikohen tani. ©ShkodraWeb

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...