Shkodër, zbardhet dhe dokumentohet autorësia e sulmit dhe goditjes së trajnerit të “Vllaznisë”, Ernest Gjoka.

Arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Sot, strukturat e Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me

Prokurorinë, falë një pune intensive hetimore dhe të pandërprerë, identifikuan dhe arrestuan shtetasit:

• Nehat Fojleta, 19 vjeç, banues në Shkodër

• Sehar Xhenje, 21 vjeç, banues në Shkodër

Arrestimi i tyre u bë pasi më 22 shkurt 2018, rreth orës 17:00, në afërsi të fushës sportive, shtetasi

Nehat Fojleta është afruar duke kanosur dhe goditur trajnerin e ekipit të

futbollit “Vllaznia”. Më pas ai është larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 282 KR.

Drejtues mjeti ka qenë shtetasi Sehar Xhenje i cili ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që shërbeu për largimin e autorit të dyshuar pas sulmit.

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, po punohet intensivisht për zbardhjen e motiveve dhe qëllimit të kësaj ngjarjeje

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...