Thellohet skandali në Shkodër: Thikë, armë dhe largime trajnerësh

Sulmi kundër trajnerit Ernest Gjoka nuk u prit aspak mirë në Shkodër, por hodhi dritë mbi një realitet të mbrapshtë që ndikon te Akademia e Vllaznisë.

Portali Eduasportin.com kontaktoi Drejtorin e Akademisë së Vllaznisë, Alban Neziri, në lidhje me këto presione dhe ngjarje që prekën direkt qytetin verior.

Ai tregon shumë më shumë se aq sa ndodhi me Gjokën.

“Më vjen shumë keq për trajneri Gjoka, pasi sulmi ndaj tij na preku të gjithëve. Një turp për qytetin tonë që shquhet për mikpritje.

Presionet? E vërtetë, ka presione. Unë si Drejtor i Akademisë kam parë presione nga më të ndryshmet.

Kam parë presione me thika, armë dhe madje dhe me ‘bukë goje’, domethënë me kërcënime për vendin e punës.

Më janë larguar trajnerë nga U-19 nga këto presione. Presionet nuk vijnë vetëm nga prindërit, por dhe nga ata me kollare, nga ata që dalin në televizor.

Nuk është vetëm faji i mungesës së presidentëve, pasi kjo gjë nuk ndodh vetëm në Shkodër, por dhe në Fier, Tiranë, Korçë, Durrës apo në të gjithë Shqipërinë.

Ndryshimi është se presidentët i dalin vetë në krye situatave, ndërsa ne jemi të detyruar t’i përballojmë vetë.

E përsëris që është një problem që ndodh në të gjithë Shqipërinë jo vetëm në Shkodër.

Protagonistët? Ish-trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, ka përjetuar një tmerr. Të lexoje mesazhet që ai ka marrë të ikën mendja. Belisha, Plori dhe Nika i kanë përjetuar nga afër”, – tha ndër të tjera, Neziri. /EDS/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...