Kushte të rënduara në fushën e lojës, Sukaj: Më peshonte fanela pesë kilogram bashkë me këpucët

Dje, Luftëtari ka qenë skuadra e fundit që ka luajtur takimin e javës së 21-të të kampionatit përballë Vllaznisë.

Takim i cili ishte parashikuar të luhej ditën e shtunë, por për shkak të ngjarjeve që ndodhën në Shkodër pak ditë më parë, u spostua për ditën e dielë.

Kushtet atmosferike nuk qenë aspak në favor të skuadrave që ishin në fushën e blertë.

Edhe pse fusha ku u luajt takimi në Gjirokastër ishte në kushte relativisht të mira, rreshjet e dendura të shiut bënë që loja të mos zhvillohej në normalitet të plotë.

Këtë gjë e ka konfirmuar dhe sulmuesi i Vllazninë, i cili me pak humor ka treguar situatën e krijuar përgjatë 90′ minutave që u luajt takimi.

“Më peshonte fanela bashkë me këpucët 5 kilogram nga uji, por të paktën ishte fusha mirë”, kanë qenë fjalët e sulmuesit shkodran pas përfundimit të takimit./newsport/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...