FOTO/ Vjehrri dhe nusja u shtypën nga makina në sy të djalit 8- vjeçar, po prisnin autobusin për një rast familjar

Aksidenti tragjik dje ne Golem u mori jetën dy anëtarëve të së njëjtës familjeje. I plagosur mbeti edhe një fëmijë 8-vjeçar,

ndërsa përplasjes nga mjeti, që ecte me shpejtësi skëterrë, fatmirësisht, i ka shpëtuar një 20- vjeçar vetëm me lëndime të lehta.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm pranë kryqëzimit të Malit të Robit, në aksin rrugor Plepa-Kavajë.

Viktimat jane personat qe shihni ne foto, Xhemal Fisku dhe Edlira Fisku, vjehërr e nuse, me banim ne Golem, kishin dalë buzë rrugës në pritje të një autobusi për të shkuar në Berat, aty ku ishte edhe origjina e tyre.

Por teksa katër anëtarët e familjes Fisku prisnin anës rrugës, një automjet që udhëtonte në autostradë me shpejtësi humbi kontrollin dhe pasi u përplas me mbrojtëset anësore të rrugës, i mori përpara.

Goditja rezultoi fatale për 69-vjeçarin dhe 34- vjeçaren, nënën e dy djemve 8 dhe 11 vjeç. Fatmirësisht, fëmija i saj 8-vjeçar dhe kushëriri që ndodheshin bashkë me ta në vend, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Anëtarët e familjes Fisku kishin dalë për të pritur autobusin, pasi do të udhëtonin drejt Beratit.

Sipas dëshmisë së të afërmve të viktimave, mbrëmjen e së premtes, familjarë të 34-vjeçares e kishin telefonuar atë duke e vënë në dijeni se gjyshja e saj ishte tepër e sëmurë. Për shkak se i shoqi ndodhej në Greqi, nusja e shtëpisë është shoqëruar nga vjehrri i saj, i biri 8 vjeç, si dhe nipi tjetër i shtëpisë.

Siç mësohet, bashkëshorti i Edlira Fiskut jetonte si emigrant ekonomik në Greqi. Ai bashkë me vëllezërit punonin në ndërtim, ndërsa nga përfitimet e punës së tyre ndihmohej e gjithë familja në Shqipëri. Të afërm të familjes u shprehën dje se bashkëshorti i 34- vjeçares kishte qenë në Golem 10 ditë më parë.

Ai është nisur bashkë me vëllezërit e tij sërish për në Shqipëri, sapo ka mësuar lajmin e kobshëm për familjen e tij. /panorama.com.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...