Huffington Post shkruan artikull për Lumin e Bunës

969

Huffington Post ka publikuar një artikull që i kushtohet lumit të

- PUBLICITET -

Bunës duke e quajtur një udhëtim natyror dhe çështje historike europiane me shqetësimin se zona përreth saj fatkeqësisht po privatizohet dhe betonizohet.

Lumi Buna.

44 kilometra ndodhet në segmentin fundor jugperëndimor të kufirit shqiptaro-malazez.

Ky lum buron nga Liqeni i Shkodrës, fare pranë qytetit të Shkodrës, ndërmjet kodrës së Kalasë Rozafa dhe Malit të Taraboshit.

Ajo gjarpëron drejt perëndimit e më pas merr përsëri drejtim drej jugut, derisa derdhet në Detin Adriatik.

Në rrjedhën e poshtme të Lumit Drin ajo bashkohet me Bunën duke përshkuar 300 kilometra nëpër Maqedoni dhe Shqipëri.

Buna rrjedh vetëm pak kilometra nga afër liqenit të Shkodrës.

Megjithatë, takimi i këtyre dy të fundit sjell edhe emrin e lumit të Bunës.  Artikulli tregon se kjo mund të quhet edhe një ngjarje gjeomorfologjike.

Buna është shumë e gjatë dhe për shkak të përmbytjetjeve lumi Drin del nga shtrati duke rrijtur ujërat e Bunës. Kjo marrëveshje e përkohshme  i mbijeton përmbytjeve dhe krahu i lumit e rimer veten sërish.  Megjithatë, shtrati historik vazhdon të jetë në krah të rrjedhës së lumit Drin duke e ruajtur emrin e saj.

Për shkak të pozicionit të kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, lumi me të vërtetë konsiderohet si një strehë për biodiversitetin. Spektri i perdes së hekurt shoqërohet me rripin e gjelbër duke e kthyer në një ekspeditë për këdo që dëshiron ta shikojë nga afër.

Autori i artikullit, Aurélien Rateau  së bashku me Markun, një banor i Shkodrës  vendosën të sillnin nga afër këtë mrekulli natyrore.

Në artikull thuhet se Rajoni ka përjetuar përmbytjet shkatërruese të vitit 2010, kur një ngrohje e papritur e kombinuar me shira dhe shkrirjen e majave të maleve me dëborë solli një fryrje të gjerë  të Drinit.

Me afrimin e detit, Buna zgjerohet dhe përfundon  formimin e saj. Ishulli në mes i quajtur Ada Bojana është e njohur në të gjithë Europën.

Megjithatë, duket se nuk ka ndonjë ndryshim nga periudha e Adamit dhe Evës, një habitat i paprekshëm ku shihen vetëm anijet me peshkatarë.

Malazezët në krahun e deltës së Bunës.

Nëse zgjedhim krahun e djathtë ne hyjmë në Malin e Zi.

Dy kilometrat e fundit janë të veshura me vila luksoze.

Ata kanë zëvendësuar shtëpitë e peshkatarëve nga të cilat shihet edhe nëpër kartolina. Peshkatarët e kanë braktisur vendin e peshkimit edhe për turistët.

Shumë ndërtime  mësohet se janë të paligjshme të cilat tolerohen nga shteti edhe pse ka një pronar toke.

Të pyeturit janë të shqetësuar në lidhje me situatën, por kanë frikë nse një e keqe akoma më e madhe mund të vije dhe këtu bëhet fjalë për provatizimin  e gjithë  sektorit dhe urbanizimin masiv të pjesës bregdetare.

Historia e turbullt e Ballkanit i ka vendosur kufirin Bunës për dekada të tëra, ndërkohë që zona të tjera natyrore, duke përfshirë edhe territorin bregdetar janë betonuar pa keqardhje dhe kjo gjë vjen në kohën kur mjedisi ka nevojë të mbrohet.

Strukturat politike të dobëta përballen me ngjarjet e grumbulluara që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, një shoqëri civile ende e padëgjueshme, papunësi e lartë, duke sjellë kërcënimin e një plani të përgjithshëm për ruajtjen bregdetare.

- PUBLICITET -