DETAJET/ Jo vetëm dy viktima në aksidentin ku vdiqën nuse- vjehërr, por edhe tentativë për fshehje të autorit

Mistere kanë shoqëruar këtë ngjarje të rëndë sa i takon drejtuesit të automjetit “Toyota”. Fillimisht përgjegjësinë e aksidentit si drejtuese të automjetit e ka marrë Ilda

Parroj, 30-vjeçe ndërsa në automjet ndodhej edhe Halil Koka, partner i saj.

30-vjeçarja, pak çaste pas aksidentit i tha uniformave blu se ishte ajo në timon, por pas ekspertizës nga grupi hetimor dhe marrjes në pyetje në polici,

ajo ka ndryshuar dëshminë, ndërsa Halil Koka ka marrë përgjegjësinë e aksidentit.

Gjithçka ka ndryshuar rrjedhën e hetimit pas dëshmisë së një qytetari që ka parë aksidentin.

Ai i ka thënë policisë se në drejtimin e automjetit ishte një djalë. Pas konfuzioneve nga Parroj e cila mori përgjegjësinë e aksidentit se ishte ajo në timon dhe dëshmisë

së qytetarit, policia i mori në pyetje veçmas Kokën dhe Parrojn në Policinë e Kavajës.

Në dhomat e ndara të policisë, vajza ka pranuar se kishte mashtruar, pasi sipas saj, ka

qenë Halil Koka ai që i ka kërkuar të marrë përgjegjësinë e aksidentit pasi ai do paguante për ta nxjerrë nga policia.

Pas kësaj dëshmie të Ilda Parroj, policia ka marrë në pyetje Halil Kokën të cilin e ka vënë përballë dy dëshmive, qytetarit dhe shoqërueses së tij.

I gjendur përpara dy të dhënave kokforta, Halil Koka ka pranuar se ka qenë ai në drejtimin e automjetit tip “Toyota Corolla”. Shoqëruesja e tij Ilda Parroj do akuzohet për dëshmi të rreme.

Njoftimi i policisë

Ne vijim të punës hetimore, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorine kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip “Toyota” shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës.

Pas disa veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë dokumentuar se ishte ky shtetas drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rreth orës 07:40 tek Mali i Robit, ndërsa shtetasja

I.P., rezultoi se ishte pasagjere në këtë mjet, megjithese në deponimet e para në vendngjarje deklaroi se e drejtonte ajo mjetin kur ndodhi aksidenti.

Materialiet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...