VIDEO-TRONDITESE/ Fermeri: Domatet i lyejmë me kompresor. Ku ka ketu kontroll

Emisioni BOOM ka sjellë një dëshmi tronditëse të një fermeri për produktet bujqësore që ne hamë. Ai pohon me gojën e tij se domateve dhe kastravecave i bëjnë hormone ose i lyejnë me kompresor në mënyrë që produkti të rritet dhe të piqet shpejt. Ai thotë se brenda 24 orëve domatja skuqet dhe shkon direkt për konsumim.

Fermeri: Trangujt, ne e tresim urenë atje dhe hedhim në darkë dhe të nesërmen mbrëma ne e vjelim. Spinaqin nuk e ha dot, ku kemi më kontroll ne. Ne e pjekim me zor domaten. Pse pak po vdesim ne!

Gazetarja: Janë të shtrenjta këto helme për domaten?

Fermeri: Pa të shtrenjta por ja vlen, se nuk e pjek dot ti.

Gazetarja: Ajo domatja që i hedhin këtu hormone…

Fermeri: Është keq edhe kjo që lyen kokrra, është tjetër ajo me hormone. I kapim kokër më kokër dhe i bëjmë me petrogaz

Gazetarja: Po nga ministria e Bujqësisë nuk vijnë ekspertë?

Fermeri: Po ku janë? Mua nuk më ka ardhur njeri te sera

Gazetarja: Po domatja përsa kohë bëhet kur i hedh këtë hormonin?

Fermeri: Brenda 24 orëve skuqet e gjitha. Kur e pret domaten ti jashtë është e kuqe, brenda është me fara të bardha

Gazetarja: Po si ta dalloj?

Fermeri: Hape, po ti kete farat jeshile mos e merr

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...