23- vjeçarja që humbi jetën në aksident, u kthye në Portin e Durrësit për mungesë dokumentacioni- nisej për Itali

Të tjera detaje mësohen rreth ngjarjes së mbrëmshme, kur në një aksident rrugor në afërsi të Maminasit në autostradë, humbën jetën një taksist nga Durrësi dhe pasagjerja 23-vjeçare që ndodhej në mjetin e tij.

Burimet thonë se e reja Elena Avdillari, banuese në Tiranë, por me origjinë nga Korça, po kthehej nga porti i Durrësit.

Ajo do të nisej me traget drejt Italisë, por për shkak të dokumentacioneve të munguara, uniformat blu në port e kishin kthyer mbrapsh. Kështu, ajo mori taksinë për t’u kthyer në Kombinat ku edhe kishte banesën, por fatkeqësisht nuk arriti dot të shkonte më kurrë.

Një aksident fatal i mori jetën asaj dhe taksistit nga Durrësi, Bujar Agalliu 60 vjeç.

Nga veprimet paraprake të policisë, dyshohet se një mjet tip “Benz” e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

Në mjetin tip “Benz” nuk është gjetur asnjë shtetas, pasi drejtuesi i saj e ka braktisur dhe ia ka mbathur menjëherë. /durreslajm.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...