“Vrite, jo se gjynah” dëshmia rrëqetheshe e të moshuarit në Dajç

Çifti Mark dhe Shaqe Alija pasi kane dëshmuar për afro tre ore ne policinë e Shkodres, mbi minutat e tmerrit qe kane përjetuar gjate grabitjes ne banesën e tyre. Pasi kane dale nga komisariati ato kane rrefyer dinamiken e ngjarjes.

Mark Alija tha se e ka quajtur veten per te vdekur teksa kur ishte i lidhur autoret diskutonin nese do ta vrisnin apo jo, e nga ana tjeter pranoi se po te mos i kishin marre çiften do ishte ai qe do vriste , ato te cilet me maska iu futen ne banese dhe e grabiten. Mark Alija tha se i njeh autoret e grabitjes.

Bashkeshortja e tij Shaqe Alija tha se autori i grabitjes kishte ngrene buk nga duart e saj, por pas ketij zhgenjimi ajo i gezohet faktit se te pakten kane pranuar autoresine e ketij krimi i cili mund ti kishte kushtuar jeten dy te moshuarve.

Nga te dhenat e deshmitareve , dy autoret e grabitjes njihnin mire banesen dhe oraret e familjareve , te cilet rralle here qendronin te vetem.

Ne oren 11:30 minuta te maskuar dhe me arme zjarri ato jane futur ne banesen dy kateshe, kane marre ciftet qe mark alija kishte me leje , pastaj kane hyre ne dhomen e te moshuarit dhe e kane lidhur dhe kercenuar me jete, ndersa pervec armeve ne dore mbanin dhe nje shufer hekuri.

Pastaj kane tentuar te shperthenin kasaforten por nuk ia kane dale, e ne perfundim kane marre celularin , nje shuem te konsiderueshme parash e cila ndodhej jashte kasafortes dhe automjetin BMW x5 me te cilin jane nisur drejt Tiranes, ku pas 7 oresh jane arrestuar ne bashkepunim me komisariatin numer 5 te kryeqytetit.

Pamjet e kamerave te sigurise jane sekuestruar nga policia por ato akne te fiksuar vetem momentin kur grabitesit e maskuar kane hyre ne banese dhe me pas vete keto kane stakuar sistemin e survejimit per te vepruar te qete.

Çifti i te moshuarve ka nje vajze ne Shkoder dhe 3 femije te tjere jashte vendit. Djali i familjes ka mesuar lajmin nga mediat dhe menjehere eshte nisur drejt Shqiperise i tronditur per ngjarjen dhe situaten e rende te cilën kane kaluar prinderit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...