VELIPOJA NË ZI, PËRCILLET NË BANESËN E FUNDIT NOEMI PREKA

884

Ne Kishen e Shen Kollit ne Velipoje po mbahet mesha mortore per 10-vjecaren Noemi Preka e cila nderroi jete mengjesin e se merkures ne Spitalin e Shkodres.

Famullitari I Velipojes Dom Marjan Gega u eshte drejtuar shokeve te klases se Noemit me thirrjen qe tu thone prinderve qe te ulin shpejtesine.

Dom Marjan Gega: Thoni prinderve te ulin shpejtesine.Kujdes nga makinat e njerzve te pasur, ne ju dukemi si miza dhe na shtypin.Jetet qe percollem keto dite na bejne qe te reflektojme.

Evisa ( I drejtohet nenes se mbijetuar nga aksidenti), ne po te genjejme pasi askush nuk merr guximin te te thote te verteten.Evisa burri dhe femijet e tu jane prane Zotit, mos u mbyt ne lotet e deshperimit”

Noemi ishte vajza e madhe e familjes Preka e cila humbi jeten ne aksidentin tragjik te ndodhur ne aksin Shkoder-Velipoje mbremjen e se dieles ku humben jeten edhe babai, djali 9-muajsh dhe vajza 5-vjecare.