AKSIDENTET QË PËRGJAKEN SHKODRËN NDËR VITE

Rasti i fundit i tragjedisë në aksin Shkodër Velipojë nxjerr në pah edhe njehere tjeter dinamiken e rende te ngjarjeve aksidentale që janë regjistruar ne Shkodër gjatë viteve të fundit.

Shkodra është përballur shpeh here me të tilla tragjedi mes te cilave ndër me të rendat është ajo në fshatin Kir të Dukagjinit.

12 Mars 2017

Në 12 marsin e 2007, 10 viktima do te ishte bilanci i atij aksidenti tragjik, ku nje furgon pasagjerësh do të vuante minutat e tmerrit.

Veshtiresite e rruges, por edhe koha aspak e favorshme sollen veshtiresi edhe per nderhyrjen e ambulancave dhe ekipit mjekesore.

10 te vdekur dhe tre te plagosur rende ishte bilanci i ketij akidenti qe regjistrohet si nje nga ngjarjet me te zeza ne historikun e aksidenteve rrugore ne Shkoder.

16 Korrik 2010

Banorët e qarkut të Shkodrës, e veçanarisht ato të rrethit të Pukës , kanë përjetuar një ditë të pazokontë zie , atë të vdekjes tragjike të 14 personave nga Fushë Arrësi e fshatra të tjerë të Pukës, që ndodheshin në autobuzin e rënë në lumin Fan pranë fshatit Dom të komunës Gjegjan .

Autobuzi i linjës Durrës- Fushë Arrës u rrezua në afërsi të fshatit Dom në komunën Gjegjan të Pukës. Autobuzi me rreth 30 persona në të , ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 400 m poshtë në ujrat e lumit Fan.

22 Tetor 2013

Kthehet në tragjedi ditëlindja e një maturanti në Shkodër.

Pesë shokë të tij të klasës humbën jetën në një aksident teksa po ktheheshin nga festë që kishin bërë në Tiranë.  Viktimat ishin Raelv Duli, 17 vjeç, Xheni Anamali, Ledio Pirani dhe Orlen Meçe, Osman Meraja, që të katërt 18 vjeç. Ky i fundit ishte drejtuesi i mjetit dhe siç mësohet, po lëvizte me makinën e babait të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 02:30, në aksin Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Kryebushat. Kur kishin edhe rreth 18 km për të mbërritur në qytetin e tyre, kamioni i ngarkuar me dru, me targë PU 1463 A, që drejtohej nga shtetasi Preng Ndreca, ka dalë papritur në rrugë dukë sjellë edhe përplasjen fatale me BMW-në me targë SH 1818 D, ku ndodheshin pesë adoleshentët. Mjetet kanë qenë me shpejtësi dhe aksidenti ka qenë i pashmangshëm.

Për pasojë, katër të rinjtë, Raelv Duli, Xheni Anamali, Ledio Pirani dhe Orlen Meçe kanë gjetur vdekjen e menjehershme,ndersa Osman Meraja nje dite me pas.

2 Gusht 2016

Një aksident tragjik me 4 të vdekur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Vilunit, në plazhin e Velipojës, në Shkodër.Policia njoftoi se viktimat janë 3 meshkuj dhe një femër; dy prej tyre shqiptarë, ndërsa dy të tjerë janë shtetas italianë.

Sipas bluve të Shkodrës, nga ky aksident i rëndë humbën jetën Giorgio Angelo, 25 vjeç; Besmir Kola, 29 vjeç, i cili rezulton të ketë qenë edhe drejtuesi i automjetit;

Artenisa Peraj, 21 vjeç; si dhe një person i katërt, i identifikuar me pas  që rezultoi të jetë rreth moshës 25 vjeç.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor në vendin e ngjarjes, makina tip BMW me targa AA767HF, me të cilën udhëtonin 4 viktimat, ra në kanalin e Vilunit rreth orës 04:00 të mëngjesit, e pamundësia e shoferit dhe pasagjerëve për të reaguar ka bërë që ata të humbasin jetën.

18 Shkurt 2018

Aksidenti ne te cilen u shua nje familje e tere. E diele e zeze, per gjithe Shkodren. Nga bilanci tragjik ku mbeten te vdekur babai dhe tre femijet e mitur.

Perplasja fatale e nje autoveture alfa romeo me nje foristrade, shkaktoi nje bilanc tragjik dhe veshi me te zeza nje zone

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...