Në stadiumin “Loro Boriçi” luhet një sfidë shumë e nxehtë dhe përcaktuese në lidhje me qëndrimin në Superiore, pavarësisht se është java e 20-të e kampionatit.

Vllaznia dhe Teuta janë skuadrat, që për momentin duket se do të luftojnë me njëra-tjetrën për atë që do të shoqërojë Lushnjën në Kategorinë e Parë, ndaj dhe ky 90-minutësh ka rëndësi të madhe.

Në dy ndeshjet e para kanë triumfuar durrsakët dhe shkodranëve u duhet të fitojnë me çdo kusht për të balancuar edhe raportin e ndeshjeve direkte.

Trajnerit Gjoka do t’i mungojë në këtë ndeshje mbrojtësi Denis Pjeshka, kurse trajneri Begeja nuk ka në dispozicion elbasanasin Hila.

Vllaznia pritet të luajë me Sherrin në portë, Gocajn, Berishën, Malotën dhe Mersinin në mbrojtje, Krymin, Tafilin dhe Orelesin në mesfushë, si dhe Likën, Çinarin dhe Sukajn në sulm.

Teuta, në vështirësi me kontigjentin e lojtarëve, sot do të zbresë në fushë me Kastratin në portë, Gjeorgjievskin,

Shkallën, Bilalin dhe Hakajn në mbrojtje, përpara në qendër të mesfushës spostohet Hërkaç, ndërsa Çyrbja, Beqja, Lajthia dhe Alhasan do të mbështesin sulmuesin Latif./vipsport/