POLICIA JEP DETAJE PËR AKSIDENTIN TRAGJIK NË VELIPOJË

Policia e Shkodrës ka dhëne detaje dhe informcionin zyrtar per aksidentin e ndodhur pasditen e se dieles ne Velipoje te Shkodres.

Më datë 18.02.2018, rreth ores 18:00, ne aksin rrugor Shkodër –Velipojë ka ndodhur një aksident, me pasoja. Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar se ishin përplasur mjeti tip Alfa Romeo me targa AA474NJ me drejtues shtetasin E. P 40 vjeç,

me mjetin Fuoristradë me targa AA 292 OL me drejtues shtetasin S.M. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Alfa Romeo shtetasi E.P, djali i tij 9 muajsh R.P dhe vajza A. P. 5 vjeçe.

Po në mjetin Alfa Romeo udhëtonin edhe pjestarët e tjerë të familjes bashkëshortja shtetësja E. P. 36 vjeçe, dhe vajza N. P. 10 vjeçe, të cilat janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.

Në mjetin Foristradë me targa AA292OL, me drejtues shtetasin S. M, udhëtonte dhe shtetasi N. Gj,

të cilët kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...