Tre të vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00 në Velipojë në zonën e plazhit. Nga përplasja, në makinën ‘Alfa Romeo’ me targa AA474NJ ku po udhëtonte familja Preka nga Velipoja humbën jetën babai dhe dy fëmijët, ndërsa gruaja dhe vajza tjetër mbetën të plagosur. Në makinën tip foristradë me targa AA292OL po udhëtonin dy të rinj, që mbetën të plagosur.

Përplasja mes dy makinave rezultoi fatale për kryefamiljarin Edmond Preka dhe djalin 9 muajsh Rajan Preka që vdiqën në vend, ndërsa vajza Ajsel 5-vjeçe ndërroi jetë në spital një orë më pas. Gruaja Evisa dhe vajza tjetër 10-vjeçe ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

 

Vajza e çiftit Preka sipas mjekëve duhet dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar, por lëvizja mund të rezultojë fatale, pasi është në gjendje të rëndë. Ndërkohë që të plagosurit që ndodheshin në makinën tjetër, shoferi Sokol Mullaj dhe pasagjeri Ndrek Gjergji janë relativisht më mirë. Shkak i aksidentit nga të dhënat e para mësohet se ka qenë shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit, pasi rruga është në ndërtim.edmond gjergji
(Edmond Preka me djalin 9 muajsh që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme)

Viktimat
Edmond Preka-babai
Rajan Preka 9 muajsh-djali
Ajsel Preka 5-vjeçe-vajza

Të plagosur
Evisa Preka 36 vjeçe- gruaja
Noem Preka 10 vjeçe-vajza

Dy djemtë e plagosur që ishin te makina tjetër
Sokol Mullaj
Ndrek Gjergji

 

+21
Aksident në Velipojë/ Rëndohet bilanci, humb jetën babai dhe dy vajzat

3 të vdekur në Velipojë, mjekët: Një nga tragjeditë më të rënda
Babai dhe dy fëmijët humbën jetën nga aksidenti në Velipojë, ndërsa gruaja dhe vajza tjetër e çiftit Preka ndodhen në spital. Shefi i Urgjencës së Shkodrës Astrit Lahi dhe mjekja Dhurata Ruçi në një prononcim për mediat janë shprehur se vajza 10-vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, por nuk mund të transportohet për në Tiranë, pasi mund të rezultonte fatale. Ndërkohë që përveç vajzës, në spital po marrin ndihmë edhe gruaja e viktimës dhe dy djemtë që ndodheshin në makinën tjetër.

“Familja Preka është nga Velipoja. Në 18:50 erdhi i ati i vdekur, Edmond Preka, në 19:10 erdhi djali i vdekur 9 muajsh, Rajani. Me dëmtime të rënda që nuk mundi me rezistuar ishte vajza Ajseli dhe sapo erdhi ndërroi jetë. Në gjendje të rëndë është vajza tjetër Noemi dhe nëna Evisa. Të plagosur janë edhe Sokol Mëhilli dhe Andrea Gjergji në gjendje relativisht mirë. Kjo është një nga tragjeditë më të rënda që ka kaluar Urgjenca e Shkodrës. Tani janë sistemuar në reanimacion. Gjendja e tyre nuk lejon transportimin në Tiranë, më pas duke parë do veprojmë” thanë mjekët.

 

Informacioni i policisë
Më datë 18.02.2018, rreth ores 18:00, ne aksin rrugor Shkodër –Velipojë ka ndodhur një aksident, me pasoja.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar se ishin përplasur mjeti tip Alfa Romeo me targa AA474NJ me drejtues shtetasin E. P 40 vjeç, me mjetin Fuoristradë me targa AA 292 OL me drejtues shtetasin S.M.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Alfa Romeo shtetasi E.P, djali i tij 9 muajsh R.P dhe vajza A. P. 5 vjeçe.

Po në mjetin Alfa Romeo udhëtonin edhe pjestarët e tjerë të familjes bashkëshortja shtetësja E. P. 36 vjeçe, dhe vajza N. P. 10 vjeçe, të cilat janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.

Në mjetin Foristradë me targa AA292OL, me drejtues shtetasin S. M, udhëtonte dhe shtetasi N. Gj, të cilet kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit