600 vjet shqiptarë në Itali, arbëreshët: Perëndia na mbajti dhe na mban

Janë emërtuar si arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëri. Arbëreshët u vendosën në Itali në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe tembëdhjetë, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë Perandorisë Bizantine nga turqit osmane.

Por edhe pse të larguar 600 vjet më parë, ata nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla, tradidat e tyre të pasura si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në mëmëdhe.

Një përfaqësi e Kishës bizantine të arbëreshëve të Italisë, Eparkia e Ungros, që sot është pjesë e Kishës Katolike e përbërë nga Episkopi i saj, Imzot Donato Oliverio, nga Protosingjeli, Protopresviteri Pietro Lanza, Prtopresviteri Antonio Belushi ishin mysafirë në emisionin Tonight Ilva Tare.

Të pyetur sesi ja kanë dalë të mbajnë gjallë lidhjen me Shqipërinë ndër shekuj ata dhanë këtë përgjigje:Gjaku i shprishtë.

“Ju nuk keni si ta keni të fortë lidhjen sepse nuk jeni në diasporë.Dy arbëresh nga katunde të largëta , kur shkonin në treg për të shitur bagëtitë kur përqafoheshin vetëm gjuha ishte që i bashkonte por përqafoheshin nga gjaku i shprishur.Ky gjak është një thesar i potë që mbledh një qytetërim arbëresh”u shpreh Belushi.

“Unë jam Peshkop i shqiptarëve në Kalabri. Ka 1 vit e gjysëm, është e hera herë që vi në Shqipëri.

Sa të puthim dheun e atërve tanë e të shtrëngojmë dorën e vëllezërve tanë me lidhjen që na mban. Kem i 600 vjet që jemi në Itali dhe në gjithë këta shekuj mbajtëm traditën,kulturën gjuhën, flasim arbëresh.

Kur vajta për herë të parë te Papa Benedeto më tha si bëni për 600 vjet që jeni arbëresh, këndoni dhe flisni arbëresh. I thashë që është Perëndia që na mbajti dhe na mban” tha Olivero.

“ Ne kemi zemrën plot hare dhe sytë tona mbyllen me lot pasi lamë dhenë ku lindën atërat tanë.Por lidhjen me atdheun se humbëm kurrë.Sot kemi zemrën plot hare dhe sytë tanë janë plot me lot që jemi këtu” u shpreh Lanza.

E nëse Shqipëria është aty ku duhet, ata argumentojnë kështu:

“Shqiptarët dhe Shqipëria na duken vëllezër.Gabimet nuk i dimë dhe nuk na interesojnë, gabime bën çdo njeri”. (INA)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...