Kuçi: Sportistët tanë stërviten si profesionistë dhe paguhen si amatorë

569

Ai ka ngritur zërin. Jo vetëm për veten por edhe për sportistët e tjerë. Sidomos për boksierët, kolegët dhe nxënësit e tij.

- PUBLICITET -

I sheh nga mënyra si stërviten dhe po ashtu, e ka të qartë se ata mund të konkurrojnë si të barabartë edhe me kolegët e tyre europianë dhe të tentojnë për të marrë medalje.

Veçse sipas tij, ka një problem shumë të madh: Ata stërviten si profesionistë dhe paguhen si amatorë. E thotë këtë një kampion i madh si Jetmir Kuçi që për “Shkodra Sport” do të shprehej:

“Thirrja ime është që dikush të kujdeset për këta sportistë. Nëse karriera ime filloi e mbaroi pa siguruar asgjë, asnjë të ardhur, asnjë vend pune, të paktën, të mos ndodhë kështu me brezin e ri të sportistëve.

Unë i shoh çdo ditë në stërvitje boksierët e Vllaznisë. Janë djem të rinj që stërviten me shumë pasion dhe me shumë dëshirë dhe janë konkurrues edhe në Europë.

Ata stërviten si profesionistë por paguhen si amatorë dhe ky është absurditeti. E njëjta situatë edhe për sportisten që unë stërvis, Elsidita Selaj.

Ajo ka një të ardhme të garantuar dhe ju si siguroj se me pak mbështetje, ajo merr medalje në Europë. Por askush nuk kujtohet të na ndihmojë dhe kjo gjë më vret”.
© shkodrasport.com

- PUBLICITET -