Ermal Meta flet për shqiptarët: S’na vinin në koncert, i gëzuar për triumfin

866

Ermal Meta ka folu sot për herë të parë për mediat shqiptare, pas triumfit të madh në Sanremo, në bashkëpunim me Fabrizio Moro.

- PUBLICITET -

Gjatë një interviste telefonike, ai shprehu emocione për fitoren e merituar, ndërsa duke folur për këngët që realizon, fituesi i Sanremos deklaroi për “Wake Up” se sa herë që nxjerr një këngë, mendon se ajo është më e mira.

Kënga fituese,

“Non mi avete fatto niente”, ishte këngë me “mesazh shumë të fortë” dhe ai vetë ka shpjeguar arsyen e zgjedhjes së një kënge të tillë.

Ermali shprehet:

Fabrizio më kontaktoi në qershor mua. Ai më ka pëlqyer gjithmonë si artist dhe pranova menjëherë. Pas atentatit në koncertin e Ariana Grande, fansat kishin frikë të vinin në koncertet tona, por kur e lë veten në dorë të frikës… Prandaj vendosëm të merrnim pjesë me këtë këngë”.

Në lidhje me pezullimin fillestar të këngës nga Sanremo, Meta theksoi:

U trishtuam shumë, por e dinim se kishim të drejtë. Ne e kishim deklaruar që refreni ishte nga një këngë tjetër, e shkruar nga njëri prej nesh. Ndoshta disa gazetarë nuk e dinin ose nuk donin ta dinin. Thanë diçka të pasaktë. Kënga kishte refren të njëjtë, por ishte refreni ynë”.

Në përfundim, Ermal Meta deklaroi se është shqiptar, nuk ndihet i turpëruar për këtë, e për më tepër, sipas tij, gjithsecili prezanton dhe përfaqëson përherë veten e tij.

- PUBLICITET -