Faza e tretë e Superligës shqiptare tashmë ka nisur rrugëtimin e tij dhe pas ndeshjeve të dy ditëve të fundit, luajtur për javën e 19-të, rradha i vjen atyre të javës së 20-të.

Nëse kemi thënë se sfida Lushnja- Vllaznia ishte shumë delikate dhe jetike për kuqeblutë, në fakt edhe më shumë e tillë është ajo e kësaj jave ndaj Teutës.

Por kur do të luhet ajo? Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe ditët dhe oraret e pesë ndeshjeve të kësaj jave teksa Vllaznia- Teuta do të luhet ditën e dielë në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ja kalendari i plotë i kësaj jave dhe oraret e tyre:

E dielë, 18 shkurt 2018

Laçi- Luftëtari ora 14.00

Kamza- Skënderbeu ora 14.00

Flamurtari- Lushnja ora 17.00

Vllaznia- Teuta ora 17.00

E hënë, 19 shkurt 2018

Partizani- Kukësi ora 18.00

© shkodrasport.com