Ka përfunduar “nata e boksit” zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Feti Borova” të kryeqytetit.

Një natë boksi dhe spektakli që u mbyll me ndeshjen e boksit profesionist në mes shkodranit Jetmir Kuçi dhe grekut Kavvadias.

Shkodrani me shumë përvojë ka arritur ta dominojë ndeshjen dhe në fund është shpallur fitues nga gjyqtaria.

Përpara kësaj ndeshje, janë zhvilluar ndeshjet e tjera të boksit amator teksa në ring janë ngjitur edhe boksierë të tjerë shkodranë.

Kanë fituar Kajoshi e Marinaj ndaj kundërshtarëve kroatë, ka fituar Vjerdha ndaj Gashit, ka fituar Zeneli kundër Murjes, ka fituar Kapaj ndaj Palucës.

Kësisoj, kjo ka qenë një mbrëmje e veçantë e cila ka sjellë një triumf të boksierëve shkodranë ndaj kundërshtarëve të tyre.

© shkodrasport.com