Një tjetër figurë e lartë e PD thirret nga Prokuroria

Pas djalit të ish-Kryeministrit, Sali Berisha, Prokuroria do të tharrasë për të dëshmuar ish-ministrin e Energjitikës në qeverinë “Berisha”, Genc Ruli.

Atij do ti kërkohet dëshmi për llogari të hetimit të dosjes “CEZ”.

Ruli pritet të pyetet nesër (e enjte) si person që ka dijeni mbi rrethanat e privatizimit të OSHEE, proces, ku dyshohet të jenë kryer shkelje të rënda.

Hetimi i çështjes “CEZ” nisi pas një kallëzimi të bërë nga ana e Kuvendit të Republikës, bazuar në përfundimet e një Komisioni Hetimor Parlamentar, sipas të cilit shtetit shqiptar i ishin shkaktuar 414 milionë euro dëm.

Prokuroria pushoi hetimin në Shtator 2017, por në 15 Dhjetor Gjykata pranoi ankimin e bërë nga Kuvendi i Republikës dhe juristi Romeo Kara për rihetimin e dosjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...